“Vendimmarrja pozitive ka rëndësi për BE”, Rama takohet me kryeministrat europianë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot bashkë me kryeministrin Zaev në një takim me kryeministrat europianë të PSE dhe komisionerët europianë.

Gjatë këtij takimi, Rama shkruan se është folur për rëndësinë që ka jo vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë, por dhe për BE, një vendimmarrje pozitive në KE.

 Sëbashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian”, ka shkruar Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto