Vendimi/ Knut Fleckenstein emërohet këshilltar i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi

Ish raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE, Knut Fleckenstein, është emëruar këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Vendimi, i siguruar nga “ABC News”, parashikon që Knut Fleckenstein të emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i Parlamentit Europian në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto