Vasili: “Shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet nga Meta shmangu konfliktin civil mes qytetarëve”

Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar sërish vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se vendimi i Metës ishte shumë i qartë dhe me shfuqizimin e dekretit, ka bërë që të shmanget një konflikt civil mes qytetarëve.

Postimi i Vasilit:

“Dekreti,qe ndau atdhetaret nga horrat pa atdhe!! Dekreti i presidentit per shtyrjen e zgjedhjeve ishte shume i qarte ne qellimin dhe instrumentin kushtetues. Dekreti garantoi pluralizmin politik dhe ruajti unitetin e popullit nga nje konflikt civil dhe social shkaterrues duke u bazuar mbi kushtetuten, qe sanksionon qarte e prere keto dy kolona mbajtese te Republikes tone.

Sot Shqiperia eshte me e qete sepse e ka kuptuar,qe presidenti garanti i ketyre dy kolonave eshte ne krye te detyres dhe i vendosur ti mbroje me cdo kusht ato duke mbrojtur ne kete menyre atdheun e perbashket.

Cdo qytetar i normal,perjashtuar horrat,kerkon zgjedhje dhe jo votime. Çdo qytetar normal kerkon te jetoje ne paqe dhe jo ne konflikt e perplasje. Sot ca horra,qe duan votime dhe jo zgjedhje si ne kohen e partise punes jane leshuar rrugeve dhe lehin si qente e rruges kunder dekretit qe mbron pluralizmin.

Sot ca horra duan zjarr e flake ne Shqiperi lehin rrugeve kundra dekretit, qe evitoi perplasjen e eger civile. Sot ca horra,qe nuk e hapen gojen kurre per miliardat qe plackit Rama e rilindja me koncesione dhe tendera po lehin se tremben ngaqe do tu mungoje tasi i supes se pushtetit.

Sot ca horra qe e shohin Shqiperine ne te gjithe mediat gjigande te botes si Kolumbine dhe qeverine me te zeze te Europes heshtin dhe nuk ndihen se kane hallin e supes se pushtetit. Dekreti i presidentit mbetet aty si nje veprim madhor per atdheun dhe atdhetaret perkundrejt horrave pa atdhe,qe lehin me ze te cjerre”-shkruan Vasili.

Ju mund të pëlqeni dhe këto