Vangjel Dule: “Në Shqipëri nuk respektohen minoritetet etnike”

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, është shprehur së fundmi për mediat se në Shqipëri nuk respektohen minoritetet etnike.

Kjo sipas Dules ka dalë nga një raport i fundit që ka zhvilluar KE në vendin tonë, i cili renditet ndër shtetet me standartet më të ulëta të respektimit të të drejtave të minoriteteve.

“Në raportin e KE përligjen të gjitha shqetësimet dhe kritikat që PBDNJ ka bëre prezent në jetën politike. Së dyti raporti na lë shenjen e trishtueshme të realitetit se në vendin tonë nuk respektohen të drejtat e minoritetit. I drejtohem klasës politike se Shqipëria ka nevojë për dialog të sinqertë për të përmirësuar kuadrin ligjor për minoritetet. Të ngrihen  të gjithë instrumentet që do të mundësojnë këtë dialog. Duhet kultivuar ai vullnet politik që mbetet ineksistent për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Jemi ende një vend që respekton më pak të drejtat e minoritetit dhe duhet të përmirësohen standardet”, u shpreh Dule.

Ju mund të pëlqeni dhe këto