U shfaq pa maskë dhe pa doreza në rrugë, Rama zbulon arsyen pse nuk i kishte veshur

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në rrugët e kryeqytetit, ku është shfaqur pa maska dhe pa doreza. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka thënë se situata në tregje shfaqet pozitive.

Mirëpo, kryeministri ka konstatuar se ka shumë pensionistë që kanë dalë nga shtëpia. Ndërkaq, Rama i ka paraprirë komentuesve dhe ka thënë arsyen pse nuk ka veshur maska e doreza.

🔴 SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE 🔴 PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 25. März 2020

“SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

🔴 PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

🔴 RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka😊
E e kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur 👍”- shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto