U kritikua se bëri nxorri prindërit e të miturës në Kavajë, Spiropali publikon videon me deklaratën e prerë

Ditën e djeshme, videoja e kryeministrit Edi Rama ku publikoi me zë e figurë prindërit e vajzës 13 vjeçare që u abuzua në Kavajë, nuk u prit mirë nga publiku shqiptar, duke dënuar veprimin e Ramës që i nxorri identitetet prindërve.

Por ditën e sotme, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar një video në Facebook, ku është kapur me Sali Berishën dhe me mediat, ndërsa është justifikuar se ka qenë gjyshi i të miturës që i ka kërkuar të dilnin publikisht.

“Të nesërmen më ra telefoni dhe në emër të prindërve të vajzës, gjyshi më ftoi në shtëpi, vorbulla e dilëmes u rikthye edhe më e fortë. Ty të faleminderit edhe njëherë tha, po ne s’jemi të qetë! Nuk na mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre që po na e tresin vajzën para syve! Duam të bëjmë një apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetsit që na cojnë ata të opozitës as me ata që na vrasin natën nëpër studio dhe na qajnë ditën, duke na u lutur të dalim me ta në televizor”, shprehet Spiropali.

Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e terrorit politik e mediatik, por qëndroi me një dinjitet emancipues për t'u marrë shembull🙏

Gepostet von Elisa Spiropali am Samstag, 9. Februar 2019

 “Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku që s’mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s’ta harrojmë që na dhe mundësinë të clirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur c’kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto