Flower
Flower

U kap në foto duke pirë kafe me Salianjin, reagon Arben Ahmetaj: “Doja ta helmoja”

Ditën e sotme në rrjetet sociale qarkulloi me shpejtësi një foto ku shihet deputeti demokrat Ervin Salianji, me ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Ndonëse në politikë ata kanë patur gjithmonë akuza kundrejt njëri-tjetrit, në këtë foto Salianji dhe Ahmetaj po shiheshin duke biseduar shumë të qetë në kafe.

Lidhur me këtë takim, ka folur Arben Ahmetaj nga studio e “News 24”, ku është shprehur se me shaka se fillimisht donte ta helmonte Salianjin, por nuk e zuri helmi. Ish ministry ka treguar se takimi mes tyre kishte qenë një rastësi.

“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, tha Ahmetaj.

Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.
Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë.  Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, tha Ahmetaj.

Burimi: Balkanweb

Ju mund të pëlqeni dhe këto