Tjetër largim i bujshëm nga LSI, ish drejtori i bashkohet Partisë Socialiste

Ish drejtori i Portit të Durrësit dhe njëkohësisht ish drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Kështu, edhe Lipivani është larguar nga rradhët e LSI. Kujtojmë se disa ditë më parë, ish ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, vendosi t’i bashkohet PS.
Nga Berati ku u shfaq krahas Blendi Klosit, ai u shpreh se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente. Edhe ish ministri tjetër nga LSI, Lefter Koka, ka lënë këtë parti dhe është bashkuar me PS.