“T’i shpallim në kërkim me çdo mënyrë”, Rama bën deklaratën e fortë nga Kuvendi

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në vend është shprehur se ka ardhur koha që prokurorët e gjykatësit që s’kanë kaluar Vetting-in, të shpallen në kërkim.

“Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që s’kanë kaluar Vettingun që e dinë që s’do kalojnë Vettingun dhe kanë KÇk, kap ça të kapësh.

Këtë grupin ky parlament duhet ta shpallë grup në kërkim, jo në mënyrë metaforike. Duhet ta shpallim në kërkim me çdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, është e kotë të bëjmë predikime. Është e kotë që nga tryeza e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë. Vettingu do të kërkojë edhe disa vite, dhe ne s’lejojmë dot që prokuror si ai në Durrës dhe gjyqtare si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë tek njerëzit. Se kam telefonin me vete, marr mesazhe siç merrni edhe ju…nga njerëz që po capërlohen nëpër prokurorira dhe gjykata

. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…kur erdha thashe kush po zihet. Kur po fliste që shteti merret me të fortët dhe të mëdhëntë. Po si i bëhet kur shteti, se shteti janë edhe gjykatat, që çon në prokurori dhjetëra sipërmarrje të mëdha e të vogla që bëjnë abuzime me TVSH dhe askush s’mbahet brenda, por paguajnë dhe ikin? Si i bëhet? Sepse bien në duar prokurorësh që janë KÇK. Shpallja në kërkim e KÇK duhet të jetë objektivi ynë, një orë e më parë. S’mjafton më…po bëhet bajate” tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto