“T’i japim grusht shteti qeverisë më 16 shkurt”, Basha thirrje mirditorëve

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka organizuar një takim me banorët në Rrëshen, ku i ka ftuar ata që të jenë pjesë e protestës së opozitës më 16 shkurt.

Basha është shprehur se qeveria është pushtuar nga kriminelët, të cilët  “kanë marrë në dorë fatin e shqiptarëve, prandaj të gjithë bashkë të bashkuar, ata duhet t’i japin fund “grushtit të shtetit”.

“Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kurrë një njeri. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng”, tha Basha.

Sipas Bashës edhe në vendin më të korruptuar të botës, kryebashkiaku Dako dhe ish-ministri Gjiknuri duhet të ishin pas hekurave.

“Ata e lidhën fatin me kriminelët, kush e lidh fatin me kriminelët, i vjedh i mashtron qytetarët. Ju e keni provuar këtë në kurrizin tuaj. Ju i dini skandalet e kësaj qeverie. Gjushi do ishte prapa hekurave në vendet ku funksionon drejtësia. Edi Rama i mbron ata që kanë bërë masakër me vjedhjen e votave. I mbron se pas kësaj skeme është vetë Edi Rama. Edhe qeveria më e korruptuar në vend do e kishe futur në burg ministrin e tenderit tek Unaza e Re, por Rama e mbron se prapa kësaj qëndron shefi i qeverisë”,  u shpreh Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto