“Thonë se mjeku Prifti u fut në burg se është i djathtë”, Rama: “Mesazh i institucioneve të reja të drejtësisë”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme arrestimin e mjekut Edvin Prifti dhe të disa bluzave të bardha që ishin përfshirë në korrupsion, çështje që u hetua nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës.

Rama ka thënë se mjeku pretendon se është futur në burg ngaqë është i djathtë, ndërsa disa analistë sipas kryeministrit, thonë se është goditje elektorale. Kreu i qeverisë ka këmbëngulur se ky është një mesazh i institucioneve të reja të drejtësisë.

“Është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë. Goditja që u bë ishte shumë e pështirë të shikoje Tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe por lajmi i mirë është se janë pas hekurave. Tirja s’është fenomen pandemie por i pandemisë së korrupsionit që 30 vjet.

Ashtu sikurse edhe liberali i djathtë që thotë se më kanë fut në burg se jam i djathtë, bashkë me disa analistë që predikojnë se këto qenkan goditje elektorale, se ç’lidhje kemi ne me elektoralen, vetëm këta. Duhet të jemi më të inkurajuar sot se ç’ishin 7 vite më parë. Me të gjitha vështirësitë e veta procesi po ecën me një ritëm që nuk është ritmi që duan shqiptarët”, u shpreh Rama nga Fieri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto