Tërmeti/ Ministri Çuçi zbulon bilancet: “Deri më tani janë strehuar 13 mijë persona”

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë ditën e sotme, Rama ka thënë se pas janarit, të prekurit nga tërmeti duhet të lirojnë hotelet.

Pas fjalës së tij, ka folur ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi. Ai ka treguar se rreth 13 mijë persona janë akomoduar në hotele, banesa sociale dhe në çadra.

“Ashtu siç thatë edhe ju zoti kryeministër, situata po shkon drejt normalizimit. Deri tani kemi 13 mijë persona të sistemuar në hotele, çadra, dhe banesa sociale. Kemi dhe një numër të vogël banorësh që duhet sistëmuar dhe po punohet për këtë.

Për sa i përket banesave që do të shemben, ato do shemben dhe gërmadhat nuk do qëndrojnë aty, por do të largohen dhe ajo hapërirë do të jetë e pastër”, u shpreh Ministri Çuçi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto