“Të mos lëmë nam se kemi shumë gabime”,  Bushati kritikon rezolutën për ndikimet e huaja në zgjedhje

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka kritikuar rezolutën për ndikimet e huaja në zgjedhje, duke i bërë thirrje kolegëve të tij që të rishohin këtë dokument.

“Të mos lëmë nam kur ta prezantojmë tek të tjerët”, ka thënë Bushati, duke shtuar se që në titull rezoluta ka gabime dhe se asnjë nga vendet e tjera të Ballkanit nuk e ka ndërmarrë këtë nismë.

“Që në titull ne kemi një gabim, po pa pasur një mendim të qeverisë dhe të Parlamentit nuk dua të futem në këto ujra të trubullta. Por unë kam bërë kërkime dhe nuk kam parë që vende të tjerë nuk ke kanë marrë një nisëm të tillë dhe cilat janë vendet e tjera të Ballkanit që e kanë marrë këtë vendim për të të na shtyrë dhe ne. Ne si Komision i Polikës së Jashtme duket të dimë dhe qëndrimin e Sllovakisë dhe Italisë, pasi ne jemi në Trojkë me me këto vende. Jam dakord dhe me Gjonin që thotë se është bërë një përkthim gabim i dokumentit të Bashkimit Evropian. Këtu është një gabim dhe duhet parë sërish që të mos lëm nam, se kemi gabime të shumta”, ka thënë Bushati.

Ju mund të pëlqeni dhe këto