Flower
Flower

Taulant Muka hedh dyshime mbi diplomën master të Bashës, zbardh dokumentin: “Arsyeja pse opozita hesht?”

Pak më parë, ish zv. Ministri Taulant Muka, ka publikuar sot një dokument lidhur me diplomën master që ka marrë Lulzim Basha në Hollandë.

Sipas Mukës, Basha ka deklaruar se në vitet 2000-2004, ai ka qenë me punë në Prishtinë dhe s’mund të ndiqte dot studimet master, të cilat thotë se i ka mbaruar në vitin 2005.

Sipas tij kjo është arsyeja se pse opozita hesht, lidhur me skandalet që ai ka publikuar për shumë personazhe të njohura qeveritare, dhe për gjendjen në të cilën ndodhet sot arsimi në vendin tonë.

Postimi i Mukës:

A mund te na tregoje Lulzim Basha se si e ka mbaruar masterin e presupozuar ne Utrecht ne 2005, kur sipas formularit qe ka dorezuar vete ne KQZ, ne vitet 2000-2004 ka jetuar ne Kosove dhe me pas ne Shqiperi? Dua t’ju kujtoj se Lulzim Basha nga viti 1993-1999 ka marre certifikaten per mbylljen e nje viti akademik ne “Ligjin Holandez”.

Sistemi i Bolonjes u implementua ne vitin 2002 ne Holande, e rrjedhimisht studimet master kane qene 5 vjeçare. Pyetja qe lind eshte: a ka mbaruar studimet z. Basha ne Holande apo diku tjeter?! Dhe a eshte kjo arsyeja pse opozita sot hesht per skandalet e publikuara deri me sot me diplomat fallco te politikaneve dhe nje pjese te stafeve akademike?!

Ju mund të pëlqeni dhe këto