Flower
Flower

Taulant Balla letër Gramoz Ruçit: “Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, të shkarkohet”

Taulant Balla i ka drejtuar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, në të cilën kërkon që Kuvendi të enjten të diskutojë mbi vendimin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në këtë letër, Balla thotë se ky vendim ishte absolutisht i pavelfshëm dhe në kundërshtim me parimet Kushtetuese.

Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”.

Por në kushtet kur vendit i mungon gjykata Kushtetuese, pasi procesi i vettingu nxorri jashtë sistemit një pjesë të mirë të anëtarëve të saj, rruga duket të jetë më e komplikuar dhe me sa duket maxhoranca po kërkon shtigje të tjera që ia mundësojnë këtë gjë”, thuhet në këtë letër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto