Flower
Flower

Taksë për kalimin në autostradën Tiranë-Durrës, reagon PD: Tjetër grabitje e qeverisë Rama

Nëpërmjet një konference për shtyp, ka ardhur reagimi i ish deputetit të PD, Endri Hasës, duke thënë se qeveria ka vendosur të vendosi një taksë prej 2.5 eurosh për makinat që kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas ish deputetit Hasa, kjo është një tjetër grabitje e Ramës në bashkëpunim me ministren Balluku, ndërsa thotë se kur PD të vijë në pushtet, ajo do të hiqet.

 “Pak ditë më parë, PD paralajmëroi shqiptarët se qeveria shqiptare ka nisur të zbatojë projektin “të kapim ç’të kalim”. Ndër ta është edhe koncesioni për autostradën Tiranë – Durrës, duke detyruar shqiptarët të paguajnë 2.5 euro. Në krye ka vendosur ministren Balluku. Fituesi i koncesionit është paracaktuar muaj më parë nga qeveria e Edi Ramës, njësoj si në autostradën Durrës- Kukës.

Për autostradën Tiranë – Durrës qeveria ka shpenzuar 4 milionë euro për shpenzime me palma. Këto para do të hidhen në kosh se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë vendosur të vjedhin shqiptarët. PD paralajmëron kompanitë që të mos marrin pjesë në koncesione të tilla. Partia Demokratike iu thotë shqiptarëve se kur PD të vijë në pushtet nuk do lejojë të tilla koncesione, por në autostradë do të kalohet falas. Kjo është arsye tjetër pse Rama duhet që të largohet”, deklaroi ish-deputeti Hasa.

Ju mund të pëlqeni dhe këto