Taksa ndaj Serbisë, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë

Gjenerali amerikan Timothy Orr ka anuluar vizitën e tij në Kosovë. Kjo ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë që ai ka ndaj vendimit të Kosovës për vendsosje takse kundrejt produkteve serbe dhe boshnjake.

Ky lajm është bërë i ditur nga kreu i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni Presidentin Thaci për anulimin e vizitës. Ne letër ai shkruan se Ëashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë ishte parashikuar në datat 16-18 shkurt, në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë. Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për importet serbe është parë nga SHBA-ja dhe BE-ja si pengesë për dialogun mes dy vendeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto