Takimi me delegacionin e Komisionit të Venecias, Ruçi zbulon çfarë diskutoi me ta

 

Ditën e sotme, kryeparlamentari Gramoz Ruçi është takuar me delegacionin e Komisionit të Venecias, të cilët ndodhen në Tiranë në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta.

Kryetari Ruçi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shpejtë dhe konstruktiv të Komisionit të Venecias me Kuvendin e Shqipërisë.

“Mirënjohje për bashkëpunimin e shpejtë, konstruktiv, cilësor. Maksimalisht të angazhuar për funksionalitetin Gjykatës Kushtetuese. Opinionet e Komisionit të Venecias, kontribut për  jurisprudencën shqiptare.”– mësohet të jetë shprehur Ruçi.

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar Komisionit të Venecias për disa reforma të rëndësishme ose çështje me interes të veçantë, si reforma në drejtësi, vettingu i funksionarëve të lartë, procedurat në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, ligjin për pronësinë si edhe nismën legjislative të zgjedhësve.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi gadishmërinë e angazhgimit të Komisionit të Venecias, megjithë kohën e shkurtër të adresimit të kërkesave; seriozitetin e vizitave të ekspertëve të Komisionit në Shqipëri si edhe cilësinë e lartë të raporteve paraprake dhe përfundimtare të opinionit të Komisionit.

Kuvendi i Shqipërisë ka përfituar edhe nga opinionet që Komisioni ka adresuar për vende e tjera anëtare të Këshillit të Europës.

Kryetari i Kuvendit Ruçi bashkëbisedoi me anëtarët e Komisionit edhe për disa aspekte të situatës politike në Shqipëri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto