“Tahiri do të nxjerri filmimet në ora 16:00”, deputeti bën deklaratën e fortë

Teksa ka folur në foltoren e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi i është drejtuar mazhorancës, duke thënë se ish ministri Tahiri mund të publikojë ndonjë kasetë me filmime në ora 16:00.

Në këtë orë, gjykata pritet të marri vendimin ndaj Tahirit. Ai ka thënë se duhet votuar Kodi Penal që të hyjë në fuqi në orën 17:00, duke i bërë thirrje të ruajnë veten.

“Të dashur kolegë të mazhorancës, mos e shihni si betejë mes jush dhe kolegut tuaj të ngushtë. Jam kundër kësaj beteje false që keni ju me njëri-tjetrin, me atë që zgjodhët vetë. Kampioni po shkon në gjykatë, nga ora 16:00 do të jepet vendimi. Mbase ka dhe ai ndojnë kasetë, ndonjë filmim në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë për ju, për këta, për ata që ishin këtu dhe zbritën.

Nxitoni shpejt e votoni Kodin Penal, duhet të hyjë në fuqi sot në orën 17:00, se pas orës 16:00 do ju nxjerrë kasetat, videot nëpër ekrane, prandaj frenoni shpejt dhe ruani veten. Inshallah ju ka kapur bukur, aty ku ju ka filmuar”, tha Murrizi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto