Studentët në protestë, ministrja Nikolla mbledh në takim dekanët e fakulteteve publike

Ditën e sotme, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pritej të dilte në një konferencë për shtyp në orën 12:30, por ka devijuar nga planet.

Mësohet se teksa studentët prej disa orësh protestojnë përpara godinës së ministrisë së Arsimit kundra tarifës prej 670 lekë për kredit në çdo provim të mbartur, ministrja ka mbledhur dekanët e fakulteteve publikë në vend, ku po zhvillon një takim me ta.

E nisur fillimisht nga studentë të Arkitekturës protestës iu bashkuan edhe studentë në rrethe, si edhe ata të Universitetit Bujqësor në kryeqytet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto