Spiropali i kthehet Metës: “Presidenti s’është i Lulit dhe Monikës”

Pas Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kreu i shtetit mbron Republikën dhe se ajo është e qytetarëve, ka ardhur reagimi i Spiropalit.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, thotë se bie dakort me këtë shprehje të Metës, duke thënë se Presidenti s’është i Lulit dhe Monikës.

Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës”, shkruan Spiropali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto