Flower
Flower

Spiropali i drejtohet Erion Isait: Ja kush është mangësia jote

Ditën e sotme, ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka prezantuar në Kolonjë kandidatin për këtë bashki, aktorin Erion Isai.

Në fjalën e saj, Spiropali ka thënë se reforma e drejtësisë ka nxjerrë si çeta rrugëve opozitën, por se ata nuk do e marrin dot peng Shqipërinë.

Është Reforma jonë në Drejtësi që i ka trembur dhe kanë dalë me çeta rrugëve, por nuk na marrin dot peng, nuk e  marrin dot peng Shqipërinë. Më 30 qershor të gjithë kolonjarët duhet të votojnë ashtu siç i ka hije, për të treguar që Shqipëria ka rend, ka ligj dhe Shqipëria do të bëhet dhe një çetë kaçakësh nuk na nxjerr dot nga kjo rrugë. Edhe në 1997 Kolonjarët rrinin në radhë për të paguar energjinë elektrike. Tani është detyra jonë ët organizohemi me qetësi dhe të shkojmë në qendrat e votimit për të hedhur votën, për të treguar se jemi europianë”, tha Spiropali.

Ndërkaq, Spiropali ka thënë se Erion Isai ka bërë një karrierë të mirë në Tiranë, por s’ka kontribut për Kolonjën..

“Këtu në Kolonjë kemi sjellë djalin tuaj, Erion Isain. Ai ka bërë një karrierë të mirë në Tiranë, por i mungonte kontributi për Kolonjën. Ai ka dashurinë për këtë vend dhe për këtë ka sjellë bashkëshorten dhe vajzën këtu dhe ka vendosur të kthehet të jetojë këtu së bashku me ju. Ju nuk e kuptoni dhe nuk mund ta besoni që katër veta që çfarë nuk i kanë bërë Shqipërisë, mund të guxojnë më të luajnë me fatinë  e saj dhe unë kam besim se ju do të jepni një shembull në votime dhe do të tregoni se PS meriton të votohet”, ka thënë Spiropali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto