Flower
Flower

Spiropali bën deklaratën e fortë: “Nuk janë tradhtarë deputetët e rinj, por ja cilët janë”

Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit, është shprehur se është gabim kur ish deputetët e opozitës i quajnë tradhtarë deputetët që morën mandatet pas vendeve vakante që ngelën në Parlament.

Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dy tradhtarët e vendit janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët lanë detyrën dhe i dolën kundër interesit të vendit.

“ Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Bashës dhe Kryemadhit nuk përkojnë me pjesën më të madhe  të shumicës. Të rinjtë duhet të kenë mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet me fakultetet. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit dhe kjo është relizuar tashmë”, u shpreh Spiropali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto