“Sot ka vetëm një festë”, kryeministri Rama flet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje live në Facebook ka komentuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Sot Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave, më në fund se u bënë bajat duke sajuar lloj lloj vicklash. Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë.

Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.

Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ‘PO’ të na gjente në kohë paqeje. Sot ka vetëm një festë, nga çlirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe çlirimi kur t’ja kemi dalë t’i mbijetojmë kësaj lufte. E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut”, është shprehur Rama ndër të tjera.

🟢 PO🇪🇺😀🇦🇱❤️

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 24. März 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto