S’ka punuar kurrë më parë, Elda Hoti bëhet deputete: “Se di kur është formuar partia”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka qenë e ftuar Elda Hoti, e cila ka marrë mandatin e deputetit nga listat e LSI në Lezhë.

Teksa u pyet në studio, Hoti pranoi se roli i deputetes është puna e parë që bën në jetë, ndërsa kur u dogjën mandatet ajo nuk u informua.

“Nuk kam eksperiencë politike, pranimi të vija sot këtu kisha pak dyshime. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjia mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegur”, ka thënë Hoti.

Kur gazetarja e pyeti se kur është krijuar LSI, Hoti është përgjigjur: “Të them të drejtën, nuk e di”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto