“Si janë PD dhe LSI andej? Më mbytën mua, pse nuk tregojmë forcën”, Rama bisedë me Niko Peleshin rrugës për Pogradec

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Pogradec, ku gjatë rrugës ka marrë në telefon Niko Peleshin dhe e ka pyetur mbi gjendjen aktuale të vendit përpara mbërritjes së tij. Gjithashtu, ai është interesuar edhe për kundërshtarët e tij, PD dhe LSI.

Biseda mes tyre:

Niko: Alo po kryetar.

Rama: Si je ca bën, si duket situata aty?

Niko: Shumë mirë, në cdo fshat ka mobilizim, ne kemi zgjedhur të vrapojmë më shumë ti takojmë nga dy herë, tre herë.

Rama: Organizmime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim me qafë, këta i marrin po ca të bëjmë ne tani. Më mbytën dhe mua, pse nuk mblidhemi dhe ne, pse nuk tregojmë forcën dhe ne. Ashtu dhe më mirë, se komunikojmë drejtpërdrejtë. Po këta si janë, PD LSI-ja.

Niko: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, po nuk po merremi me ata, nuk po e kthejmë kokën. Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, Edmond Spaho i premton gjëra që nuk bëhen.

Rama: Ai tjetri thotë do t’ju heqim traun.

Niko: Njerëzit i kuptojnë.

Rama: Rrugës jam unë, takohemi atje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto