“Shtëpitë do kenë ambiente moderne”, Ahmetaj zbulon detajet nga 500 banesat që do ndërtojë Turqia

Arben Ahmetaj, ministri i Shtetit për Rindërtimin, ka treguar së fundmi disa detaje nga projekti që ka qeveria turke për të ndërtuar 500 shtëpi për familjet që ngelën pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një konferencë me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, Ahmetaj ka deklaruar se këto shtëpi do kenë ambiente moderne. Ahmetaj ka shtuar se ndërtimi i banesave do përfundojë në korrik.

“Ndonëse është ende herët, puna për rindërtimin tashmë ka filluar. Projekti do të ndërtojë rreth 500 banesa për qytetarër që kanë humbur shtëpitë të shoqëruara me ambiente komerciale dhe me ambiente publike dhe jemi duke folur për shkollat dhe për ndërtesën e bashkisë së Thumanës.

Do të jetë nga ana teknologjikë një risi që mund të kthehet në një model edhe për projektet e tjera. Dua të nënvizoj detajet se procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë.

Projekti që jemi duke folur me qeverinë e Turqisë, mendohet që të përfundojë rreth muajit korrik, sigurisht kjo na vendos ne autoriteteve shqiptare në prsionin e domosdoshëm për të ndjekur me përpikëri të gjithë këto detaje dhe hapa”, tha ministri i Shtetit për Rindërtimin.

“Ne prezantuam një sërë programesh të detajuara në VKM në favor të rindërtimit të banesave dhe në favor të kthimit të qytetarëve në shtëpi.cSot në një takim me bashkistë e zonave të prekura do të diskutojmë për të gjitha detajet e procesit, që nga grantet për rikonstruksion, bonuset e qirave, shpronësimet, procedurat për lejet e ndërtimit, etj..

Është proces kompleks. Në fund të vitit të gjithë familjet në fshat do të jenë në shtëpitë e reja. Në fund të 2020 do të jenë të rikonstruktuara edhe qëndrat shëndetësore ndërsa në pranverën e 2021 do të shohim lagjet e reja të atyre që sot janë në shtëpitë me qira apo në çadra”, tha Arben Ahmetaj.

RINDËRTIMI: Nis zbatimi i projektit për ndërtimin e 500 shtëpive të reja me donacion nga Turqia. Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Turk, Murat Kurum dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 10. Januar 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto