“Shqiptarët nuk më kuptojnë, jam lider i vetmuar”, deklarata e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për “Forbes” ka sulmuar Bashkimin Evropian, duke thënë se ka qenë i padrejtë në raport me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kryeministri ka deklaruar se shqiptarët nuk e kuptojnë dhe se është lider i vetmuar.

“Më parë, kur isha kryebashkiak i Tiranës, nuk përballesha me të njëjtat përgjegjësi, të njëjtat kritika. Drejtimi im tërhoqi më shumë mbështetje dhe më lejoi të marr titullin e dalluar, “Kryetari më i mirë i Bashkisë në Botë” në 2004.

Sot, si Kryeministër, unë jam më i ekspozuar ndaj jopopullaritetit sepse bëhet fjalë për fillimin e reformave strukturore në të gjithë vendin, duhet të jesh shumë edukues, i durueshëm, duke shpjeguar meritat e çdo veprimi. Në fund do të huazoj një citim tjetër nga Presidenti Mitterrand i cili foli, me të drejtë, për ‘vetminë e udhëheqësit’: Ishte e vërtetë dje, dhe është edhe sot”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto