“Shqiptarët ikin se nuk kanë ushqim”, Hajdari i drejtohet kryeministrit Rama

Gjatë fjalës së saj në Kuvend ditën e sotme, Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka diskutuar për fenomenin e largimit të shqiptarëve nga vendi.

Hajdari shprehet se shqiptarët largohen ngaqë Shqipëria nuk u plotëson nevojat minimale, duke vënë në rrezik jetën e tyre në ‘paketimin’ nëpër kamionë.

“Këto krahasimet janë bërë si në ato filmat: ndodh edhe atje, por ndodh edhe këtu. Shqiptarët ikin në mënyrë masive për ushqimin që nuk e kanë. Bëjnë edhe sakrificën e tyre, paketohen nëpër kamionë duke vënë në rrezik edhe jetën. Për mua kjo është shqetësuese. Vizitorët do të vijnë, sepse Shqipëria është një vend i bekuar dhe nuk vijnë për shkak të qeverisjes suaj. Duhet vërtetë të mendojmë realisht, që ta luftojmë këtë imazh dhje pse quhemi delja e zezë e Europës. Ju duhet të jeni të kënaqur kur t’iu garantohet hapja e negociatave, por këto të tjerat si rekomandimet janë thjesht procedura”, tha Hajdari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto