“Shqipëria vend djallëzor”, Balla i përgjigjet deklaratës së liderit suprem të Iranit

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur deklaratës së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Hassan Rouhani

Ky i fundit deklaroi se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre. Përmes një postimi në Twitter, Balla thotë se Shqipëria është një vendi i bukur europian, me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritës.

“Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit”, shkruan Balla në Twitter.

Ju mund të pëlqeni dhe këto