“Shpirtrat e atyre 51 shqiptarëve s’po gjejnë paqe”, Vasili akuzon Ramën si përgjegjës për pasojat e tërmetit

Së fundmi, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Vasili ka thënë se ky tërmet ishte tragjik për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë për të marrë masa pas tërmetit të 21 shtatorit.

“Shqetësimet dhe akuzat e popullit shqiptar, duhet të jenë edhe akuzat e prokurorisë. Shqiptarët kuptuan që nuk kishin në anën e tyre një kryeministër që i mbron por shet minutat televizive me propagandën dhe arrogancën e tij, që s’ka fund.

Pse Edi Rama nuk shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme pas tërmetit të 21 shatorit?

Pse nuk izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë, megjithëse ministrja e Mbrojtjes së kësaj qeverie deklaroi se tërmeti kishte lënë pas banesa të dëmtuara, edhe pse shifra ishte fiktive?

Pse nuk evakuoi banorët që pas asaj situate por i la në ndërtesat që I shembi tërmeti I 26 nëntorit?

Pse nuk inspektoi banesat me ekspertë dhe vlerësues të huaj, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen?

Pse nuk morri asnjë masë për plotësimin e rezervave të shtetit, pas 21 shtatorit?

Pse nuk kërkoi asnjë fond nga ndërkombëtarët?

Pse nuk u miratua para 21 shtatorit Agjensia e Emergjerncave Civile?

Pse nuk u morrën në konsideratë kërkesat e presidentit që banesat të inspektoheshin dhe të merreshin masa?

Pse u deklaruan të sigurta të gjitha shkollat, pas asnjë vlerësim profesionist pas tërmetit të 26 nëntorit?

Pse po i shemb pa hetim banesat dhe po fsheh provat për të gjetur përgjegjësit dhe vendosjen e tyre para drejtësisë?

Shpirtrat e atyre 51 shqiptarëve nuk po gjejnë paqe me këtë kryeministër’, tha Vasili.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto