Shkodranët, Korça e Gjirokastra ngrihen në protestë: “Të rinjtë ose bëhen pjesë e bandave, ose ikin në …”

Ditën e sotme, qytetarët e Shkodrës, Korçës e Gjirokastrës, janë ngritur në protesta, të thirrur nga opozita, ku deklarojnë se janë harruar nga qeveria.

Banorët shprehet se fajet për varfërinë dhe pasigurinë në qytetin e tyre e ka direkt qeveria e Edi Ramës, për të cilën thonë se mbështet krimin.

Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë. “Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën”, kanë deklaruar protestuesit.

Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikëshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. “Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”. Ishin këto thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto