“Shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, boll na bëre qesharakë si shtet”, Rama i kthehet Metës

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer pak më parë përgjigje Presidentit Ilir Meta, i cili bëri një deklaratë të fortë lidhur me ndryshimet Kushtetuese në Kuvend.

Rama shkruan se Meta ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën, por përsëri mazhoranca nuk e shkarkoi, duke respektuar vendimin e Komisionit të Venecias.

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!“, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto