Shkarkimi i Metës/ Shpërthen Murrizi: “Kurrë mos u ngopshi, kërkoni të bëni show”

 

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar mbi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ai është shprehur se qeveria dhe opozita duan të bëjnë marrëveshje për interesat e tyre, ndërsa qëllimi me anëtarët e Komisionit të Venecias, ishte për të bërë foto e show.

“Keni shtrirë dorë mashtrimi apo bashkëpunimi. Se asnjëherë nuk keni bërë  gjëra në interes të shqiptarëve. Ca dalin se nuk i paskeni ditur si ka qenë. Këta që ka u tregojnë sot letrat, i kanë pasur në institucioni. Prej 2 muajsh, ata e patën drejtuar drejtor, ju e bërë drejtor të hipotekave.  Këtu ka qenë ka pasur edhe certifikatë sigurie ai burri, sot kërkoni të bëni show dhe gjyqe politike për atë burrë.  Po deshët hajde ta fillojmë aty fillojnë rregullat e shtetit edhe për rastin e presidentit. Vjen Komisioni i Venecias, zgjoni njerëzit që me mëngjes për të bërë vetëm foto.  Boll kanë votuar që nga 48 mos u tallni me ta, kurrë mos u ngopshi për asnjë shqiptarët do të ngrihen ndaj jush. E vetja zgjidhje është ajo me votë”, u shpreh Murrizi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto