Shkarkimi i Arben Malajt, Gramoz Ruçi bën njoftimin e rëndësishëm

Duket se shkarkimi i Arben Malajt nga posti që mban si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, s’do kalojë direkt në Kuvend.

Në seancën plenare të sotme, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka bërë të ditur se procedurat për shkarkimin e Malajt do duhet të nisin përmes Këshillit të Ministrave që më pas të vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit.

“Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit”, tha Ruçi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto