Sherr në selinë e PS mes Ramës dhe deputetëve, kryeministri largohet nga mbledhja

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e djeshme koordinatorët e qarkut Shkodër për të diskutuar emrat që do të vendosen drejtorë në këtë qark.

Shkodra aktualisht drejtohet nga PD dhe Voltana Ademi, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen kur PD i publikoi disa dokumente që e akuzonin si të dënuar në Itali.

Me largimin e Pjetrit, Rama ka kërkuar që drejtorët në Shkodër të jepnin dorëheqjen dhe duket se kjo ka sjellë një konflikt brenda PS pasi ka dy muaj që ata nuk bien dakort për emrat e drejtorëve të rinj.

Sipas “Dosja.al”, në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia, e Paulin Stërkaj, ka patur debate për emrat e propozuar. Ka qenë Paulin Stërkaj që nuk ka pranuar që në Shkodër të emërohen drejtorë emrat e propozuar nga Mesi.

Në këtë situatë, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka dashur që të jetë më prezentë. Ai është larguar dhe iu ka kërkuar të vazhdojnë vetë bisedimet. Teksa doli nga selia rozë, ai qeshi para gazetarëve, por nuk dha shpjegime lidhur me këto diskutime.

S’dihet arsyeja e kundërshtisë së Stërkajt ndaj emrave të Mesit, por duket se fuqia që Rama dhe PS i kanë deleguar ish-zv.kryeministres ka xhelozuar jo pak emra në PS.

Ju mund të pëlqeni dhe këto