Flower
Flower

Shehi i vendosur: “S’ka zgjedhje më 30 qershor, janë të rëna moralisht”

Pasi është mbajtur një takim në selinë e PD mes aleatëve dhe kryetarit Lulzim Basha, Dashamir Shehi ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Kryetari i partisë LZHK është shprehur i vendosur në deklaratën e tij, ndërsa ka thënë se zgjedhjet lokale janë të rëna moralisht por edhe me dokumente sepse nuk ka më shumë se 25 kandidatë përballë.

“Mesazhi kryesor i takimit ishte se zgjedhje më datë 30 nuk ka. Kjo është e para mesazhi kryesor. Më shumë se 25 kandidatë nuk ka konkurrues. Kanë rënë që tani moralisht zgjedhjet. Do sajojnë kandidatë. Që sot po ju paralajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Kanë rënë dhe me letra. Nuk do lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Këtu moral më për zgjedhjet nuk ka”, deklaroi Shehi.

Ai tha se do vijojnë protestat dhe aksionet e tjera të opozitës. “Aksioni fatkeqësisht do spostohet shumica në rrugë. Nuk do heqim dorë nga takimi me ndërkombëtarët, as me rininë e median, por akti kryesor është protesta në rrugë. Duam zgjidhjen finale pozitive për Shqipërinë që të vijë dita të bëhen zgjedhje si në të gjithë botën.
Çuam alternativa për protestat. Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë. Ne nuk bëjmë protestë për protestë por se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur”, tha Shehi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto