“S’bëjmë marrëveshje me mollë e ngjala”, Majko kritik në fjalën e tij: “Hiqni dorë nga batutat”

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka marrë fjalën sot në seancën plenare, duke i kërkuar opozitës në sallë që të lëjë mënjanë batutat.

“Me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger nuk mund të bëjmë marrëveshje”, është shprehur Majko nga foltorja e Kuvendit.

“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për sa i takon marrëveshjes, në fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do t’i fitojmë ne.  Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, jashtë kësaj salle, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.

Ju mund të pëlqeni dhe këto