Salianji dorëzon në KPK audio-përgjimin: “E dhimbshme, prokurorët në shërbim të politikës”

Pak më parë, ish deputeti i PD, Ervin Salianji, ka shkuar në KPK. Aty ai ka bërë të ditur se ka dorëzuar një përgjim për Gentian Osmanin.

Sipas Salianjit, ky është një rast flagrant që tregon se si një prokuror vihet në shërbim të politikës dhe krimit.

“Dorëzova një përgjim për Gentian Osmanin. Në CD është biseda mes Osmanit dhe Fredi Alizotit. Ky është një rast flagrant që tregon se një prokuror vendoset në shërbim të politikës.

Kjo është e dhimbshme, sesi prokurorët vendosen në dispozicion të krimit dhe të kriminelëve. Osmani është i vendosur me urdhër për të manipuluar një dosje të trafikut të drogës”, tha Salianji.

Ju mund të pëlqeni dhe këto