Salianji bën denoncimin: “Policia ka filmime të tjera intime të policit nga Malësia e Madhe”

Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, ka denoncuar nëpërmjet një statusi në Facebook, se Policia e Shtetit ka të tjera video intime të policit që u arrestua dje në Malësinë e Madhe për ngacmimin e një vajze 15 vjeçe.

Sipas deputetit të PD, shumë gra e vajza kanë denoncuar në komisariat Berhan Bajrakurtin, por policia asnjëherë nuk i ka marrë për bazë denoncimet e tyre.

Statusi i plotë i Salianjit:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për…

Gepostet von Ervin Salianji am Dienstag, 12. Februar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto