“Sa më parë të largojmë Ramën”, Basha mesazh popullit pas protestës

Ditën e djeshme, opozita e bashkuar mbajti protestën e 10 kombëtare kundër qeverisë Rama dhe kërkesës për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Përmes një statusi në Facebook, Basha ka falenderuar sot qytetarët që shkuan në protestë, ndërsa u ka kërkuar që ta largojnë këtë qeverisje antipopullore sa më parë.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto