Flower
Flower

Rudina Hajdari i kthehet Ramës: “Flet shumë gjatë, vizat duhet të merren me seriozitet”

Rudina Hajdari i është kthyer kryeministrit Edi Rama pasi ka marrë fjalën në Kuvendi, mbi mocionin e kthimit të vizave nga Parlamenti Holandez.

Ndonëse kryeministri Rama tha më herët se shqiptarët nuk preken nga lëvizja e lirë dhe përmendi arsyet pse, Hajdari është shprehur se ky rast duhet marrë me seriozitet.

Ndër të tjera, deputetja e PD ka thënë se Rama flet shumë gjatë dhe ka treguar arsyen pse ajo nuk dogji mandatin, por qëndroi në Kuvend.

“Rama e ka karakteristikë që flet vetëm gjatë dhe nuk na jep shumë mundësinë të flasim, por mendoj se duke folur pak e saktë do bëja një replikë të duhur për një shqetësim që shtroi për vendimin e parlamentit holandez. Dëgjo, e shikoj këtë si një vendim shqetësues, kurse Rama ia hedh përgjegjësinë opozitës jashtë kuvendit se ajo e ka fajin, pra gjen alibinë apo kundërshtarin për të hedhur përgjegjësive për gjithë gabimet mospërmbushjeve të kritereve të qeverisë.Ky vendim mund të ketë ardhur nga partitë  e djathta ekstreme, por ai u miratua nga 108 deputetë të parlamentit dhe kjo është shifër shumë e madhe dhe opozita jashtë kuvendit nuk ka forcë të bindë 108 deputetët atje.

Unë dhe grupi kemi një kerkesë, duam të ndryshojmë sistemin, ju nuk jeni dakord dhe unë e kuptoj hallin tuaj. Rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë pjesërisht të plotësuar dhe jo plotësisht ka hapësira aty për përmirësime. Fundin e reformës ta kurorëzojmë me ndryshimin e sistemit. Duam diskutim të hapur publik me gjithë aktorët e tjerë.Unë dhe grupi i PD është dakord që të shqyrtojmë si sistemin maxhoritar të pastër duke kaLuar tek ai proporcional me listat e hapura”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto