“Rruga që ka zgjedhur Rama e gabuar”, Basha: “Propozimi ynë mbetet ende në tryezë”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Basha është ndalur në fjalën e tij tek procesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, ku ka theksuar se pengesa kryesore e këtij vendi sot është kryeministri Edi Rama.

“Falënderova ministrin për mbështetjen e procesit për hapjen e negociatave me BE. E garantova se PD do të bëjë çdo gjë për të kaluar krizën politike. Edi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për të zgjidhur këtë situatë që po na mban peng. Ne jemi vendosur të bëjmë gjithçka që Shqipëria mos të mbetet e kapur nga korrupsioni. Duhet të ecim përpara me qartësi me vizion, të shkatërrojmë lidhjen e krimit me politikën, duke nxjerrë paratë nga xhepat e oligarkëve  dhe kthimin e tyre aty nga janë vjedhur, në xhepat e shqiptarëve.

Dua ta them fare qartë para jush se rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këtë javë që ka mbetur për marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë”, ka thënë Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto