Rruga Milot-Balldren, PD: “Garon kompania e ish deputetit të PS, pastrim parash”

Jorida Tabaku, ish deputetja e PD, së bashku me drejtuesen e departamentit antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku, kanë denoncuar koncensionin për ndërtimin e rrugës Millot-Balldren.

Sipas tyre, ka një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash në këtë rrugë.

“Koncesionari thotë se do të marrë një kredi bankare 70 milionë euro, duke përcaktuar edhe normën e interesit mbi të prej 5%. Por me një kapital prej vetëm 4 milionë eurosh të deklaruar në QKB, kush do të jetë garanti i saj për këtë kredi me një vlerë të tillë dhe interesa kaq të larta? A i ka dalë qeveria garante me marrëveshjen e bërë për këtë hua”, kanë pyetur demokratet.

Sipas tyre, një nga kompanitë në garë është ajo e ish-deputetit të PS-së, Agim Kola, ndërsa kompania tjetër nuk ka asnjë kapacitet. “Kompania e ka fituar koncesionin pa garë, pa transparencë pa përcaktuar asnjë kusht për transparencë të hapur. Kjo shoqëri fut në lojë paratë e pista, duket si një skemë e ngjashme si me Unazën e Re”.

Tabaku kërkoi ndër të tjera që “Prokuroria të nisë hetimet, pasi pasojat për këdo që firmosë do të jenë shumë të rënda”.

 

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto