Rritja e çmimit të naftës, Basha zbulon sa do ulet nëse demokratët vijnë në pushtet

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha është në një takim në Selenicë me strukturat e kësaj partie. Basha foli për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i ka cilësuar si farsë antikushtetuese.

Por kryedemokrati është shprehur edhe mbi ngritjen e çmimit të naftës, duke premtuar se me demokratët në pushtet, do të ulet me 30 lekë për litër.

“85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. “Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. “Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore.
Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.
• “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
• 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
• Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
• Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”

Ju mund të pëlqeni dhe këto