Flower
Flower

Rritet numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në BE, kush është vendi i preferuar?

Me mijëra qytetarë nga Kolumbia, Shqipëria dhe Venezuela, kanë kërkuar azil gjatë muajve të parë të 2019 në BE.

Ky numër është rritur ndjeshëm në fillim të viti, kjo si pasojë e krizës në Venezuelë dhe në dy vendet e tjera.

Sistemi paralajmërues i BE që jep të dhënat për katër muajt e parë të këtij viti, shënon, se në këtë hapësirë kohore janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat i ka publikuar autoriteti europian i azilit, EASO.

Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë. Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në mars pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë. Sipas raportimit të “Funkemedien- Gruppe” numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti.

Burimi: DW

Ju mund të pëlqeni dhe këto