Flower
Flower

Rrihet mjeku në QSUT, ministrja Manastirliu dënon aktin: “I neveritshëm, do cilësohet si vepër penale”

Një mjek është dhunuar në Spitalin e QSUT-së dhe ky akt, ka sjellë përpos reagimit të vet spitalit, edhe indinjimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.

Nëpërmjet një deklarate, Manastirliu ka paralajmëruar se kanosja e mjekëve do të propozohet të klasifikohet si një vepër penale, ndërkohë që ka denoncuar aktin e dhunës ndaj mjekut infeksionit G.S.

“Në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dënoj me forcë aktin e neveritshëm, të agresionit të dhunshëm ndaj mjekut infeksionist G.S, ditën e djeshme në spitalin infektiv në QSUT.

Është barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët.

Sulme të tilla ndaj mjekëve, infermierëve, apo cilitdo që me vetëmohim dhe sakrificë, punon përditë, në shërbim të shëndetit të qytetarëve, meritojnë ndëshkimin maksimal që lejon ligji.

Inkurajoj organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet maksimal këtë ngjarje të ndodhur brenda mjediseve të një spitali dhe të procedojnë duke dhënë një ndëshkim shembullor për agresorët, që duke vënë dorë mbi një mjek, shkelin jo vetëm ligjin, por edhe çdo normë morali dhe etike, si dhe çdo kod sjelljeje.

Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.

Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet. Patjetër që do të dëgjohet zëri i profesionistëve. Por unë besoj se kjo nismë është e rëndësishme për  të garantuar respektimin e dinjitetit të mjekëve, siç ata e meritojnë”, ka thënë Manastirlliu.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto