“Rreziku i vërtetë rus”, Meta ironizon gjyqin ndaj Bashës: “Kambanat e alarmit po bien!”

 

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë pak më parë një artikull që lidhet me uljen e popullsisë së vendit deri në vitin 2100.

Ai ka thënë se duhet t’i themi stop shpopullimit të vendit. Gjithashtu, Meta ka ironizuar gjyqin ndaj Lulzim Bashës për lobimin rus, duke thënë se “i vetmi rrezik rus” është shpopullimi i Shqipërisë.

 “Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”,
 shkruan Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto