Rezoluta ndaj tij, Presidenti Meta: “Kush nuk e zbaton dekretin, provokon paqen sociale në vend”

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ka folur mbi rezolutën që u votua dje në Parlament ndaj dekretit të tij.

Për mediat, Meta u shpreh se dekreti është në fuqi dhe tha se ata që nuk e zbatojnë atë, po i bëjnë dëm Shqipërisë.

“Dekreti është në fuqi, mbajmë shënim për çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti s’ndalon njeri që të çmendet. Përkundrazi të izolojmë të çmendurit, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm. Kush do paligjshmëri është në rrugën e tij ta zgjedhë. Kush ecën në rrugën e paligjshmërisë do provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend”, u shpreh Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto