“Reformat e ndërmarra nuk mjaftojnë”, Macron mbi mos hapjen e negociatave me Shqipërinë

Presidenti francez Macron ka folur pas mbarimit të samitit mbi mos hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Në fjalën e tij, Macron ka thënë se reformat që janë ndërmarrë në Shqipëri s’janë të mjaftueshme, duke shtuar se vendi ynë s’është ende gati.

Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Është bërë progres, por akoma nuk është plotësisht gati. Ka problem me emigrimin, diskutimi ishte i dobishëm veçanërisht për vizionin e Europës. BE nuk është duke punuar shumë mirë, ka disa probleme të brendshme, ka nevojë për reformim të brendshëm.

Dihet që nëse si hapim dyert ndoshta nuk do të ketë përpjekje nga ana e tyre për reformat, megjithatë kjo nuk na bën që të ndryshojmë qendrim.

Duhet të reformatojmë njëherë BE-në. Duhen parë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerret me këta vende. Në momentin që ne do hapim dyert, mund të fajësohemi për këtë. Na duhet një reformism tjetër, na duhet besueshmëri, strategji”, tha Macron.

Ju mund të pëlqeni dhe këto